Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me reperin nga Shqipëria, Noizy, Seven Saraqi do të vijë me projektin e ri.
“Pse” titullohet kënga më e re këngëtarit, të cilën do ta sjellë solo, transmeton Telegrafi.
Artisti ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” një pjesë të këngës së re, duke bërë edhe paralajmërimin e saj.
Ndryshe këto ditë Seven ka realizuar edhe një fotosesion në studion e fotografit Kastriot Zhugolli. /Telegrafi/