Telegrafi

Seven Saraqi publikon këngën e re “I like”, vjen me skena provokuese në klip

Foto: Seven/YouTube

Këngëtari i njohur, Seven Saraqi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“I like” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe RnB.

Muzika është punuar nga DJR Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Seveni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili përmban skena mjaft provokuese, në një prej të cilave Seveni shfaqet i shtrirë mes femrave të zhveshura.

Foto: Seven/YouTube

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Quest në Amerikë. /Telegrafi/