Site icon Telegrafi

Seven Saraqi kritikon kolegët e tij nga estrada: Shumë këngë të njëjta, është koha ta ndërrojmë lojën

Foto: Seven Saraqi/Instagram

Këngëtari Seven Saraqi ka qenë shumë aktiv këtë vit, duke publikuar disa projekte muzikore në pak muaj.

Së fundmi, ai publikoi këngën e tij më të re “Maria”, në bashkëpunim me këngëtaren Tuna, këngë e cila u prit mirë nga publiku.

Seveni është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Lexo po ashtu Skenat 'e nxehta' të Tunës dhe Vildane Zenelit në shtrat, në klipin e ri me Seven Saraqin

Në rrjetin social Instagram, ai publikoi së fundmi një fotografi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar disa rreshta dedikuar fansave të tij, duke iu premtuar muzikë të re.

Ndër të tjerash, ai ka edhe një kritikë të vogël për kolegët e tij, të cilët sipas tij po bëjnë këngë me stile dhe tematika të njëjta.

“Thirrje speciale për të gjithë ata që më përkrahin, ju dua, e boj muziken me zemer, nonstop po mundona me jep ne tjeter level muzikes veq me ndru me ne frym te re me cdo projekt qe e lancoj . Pe sho tjert artistat te estrades me njejta sounds, njejta still muzikes qe mendimi jem jon bo bajat mo, osht koha me ndru lojen”(sic.), ka shkruar Seven Saraqi në Instagram.

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij, të cilët shumica prej tyre janë pajtuar me këtë mendim. /Telegrafi/

Exit mobile version