Këngëtari Seven Saraqi ka publikuar projektin e tij më të ri.
Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme me reperin nga Shqipëria, Noizy, Seven erdhi me një projekt solo.
“Pse” titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e solli vetëm në versionin audio.
Teksti bën fjalë për një dashuri të përfunduar dhe sjell këngëtarin ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim deri më tani. /Telegrafi/