Këngëtari Seven Saraqi ka qenë shumë aktiv këtë vit me projekte muzikore e koncerte të shumta.
Këngët e tij janë pritur shumë mirë nga publiku, ndërsa këngëtari ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë edhe një tjetër këngë të re.
Madje, ai nuk ka hezituar që të zbulojë edhe titullin e kësaj kënge.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Seveni ua bënë me dije fansave se është gati për finalizimin e projektit të ri muzikor, “Maria”.
“Komentoni nëse jeni gati për të parë Marian”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë së fundit të publikuar në Instagram.
Përndryshe, “Ku je” dhe bashkëpunimet “Lulija” me Melinda Ademin, dhe “Pa ty” me Argjentina Ramosajn, janë këngët e tij më të suksesshme këtë vit.
Ndërkohë, duket se “Maria” do të jetë kënga e tij e radhës, që me gjasë do të pritet mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=hSmk-fPnzk0
https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ