Telegrafi

Seven Saraqi e pranon: Kam pasur marrëdhënie seksuale me këngëtare shqiptare

Këngëtari i njohur Seven Saraqi ka qenë i ftuar këtë javë në intervistën më të shkurtër të emisionit “Prive”.

Në 60 sekonda ai i është përgjigjur disa pyetjeve interesante dhe mjaft provokuese.

Tregoi se gabimet më të mëdha që ka bërë kanë qenë vonesat në shkollë, por ka pasur probleme edhe me policinë.

Tutje ai tregoi se vazhdon të jetë beqar, ndërsa nuk ka pasur probleme me kolegë, ndonëse ka pasur raste që ua ka bërë ‘block’ në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E kur jemi te koleget, ai tha që ka pasur raste që ka flirtuar me ndonjë prej tyre, por më shumë kanë qenë koleget që kanë flirtuar me të.

Në pyetjen më provokuese të intervistës: nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë këngëtare shqiptare? Ai pranoi se ka ndodhur një gjë e tillë.

Treshen e ëndrrave, ai ceku këngëtare Rihanna dhe Nicky Minaj. /Telegrafi/