Site icon Telegrafi

Seven Saraqi i drejtohet me “Do të ta thyej kamerën” gazetares e cila tentoi pa leje ta marr në intervistë

Foto: Seven Saraqi/Instagram

Këngëtari i njohur Seven Saraqi këto ditë ka shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ai kishte zgjedhur bregdetin e Shqipërisë së bashku me miqtë e tij, për të kaluar disa ditë larg nga rutina e zakonshme.

Teksa në një nga ditët po merrte rreze dielli në plazh, një gazetare e cila po bënte reportazh, rastësisht i ishte afruar për ta marrë në një intervistë të shkurtër.

Mirëpo në momentin që kjo ka ndodhur, Seveni ka reaguar duke i thënë të largohej ose do t’ia thyente kamerën.

Lexo po ashtu Seven Saraqi argëtohet në shoqëri të disa femrave

Këtë video e cila është transmetuar edhe në TV, këngëtari Saraqi ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Seven Saraqi/Instagram

“Qysh ka mundësi me dal me kamerë pa leje në zonë private”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.

Duket se këngëtari ka qenë vërtet i pakënaqur nga situata e krijuar, gjë për të cilën ka paralajmëruar edhe masa ndëshkuese. /Telegrafi/

 

Exit mobile version