“Maria” është titulli i bashkëpunimit ndërmjet Seven Saraqit dhe Altuna Sejdiut – Tunës që është publikuar me videoklip.
Butrint Buçinca dhe Duja e kanë bëri ‘beatin’ e kësaj kënge, me editim të ‘The Daltons’.
Për melodinë dhe tekstin është kujdesur vet Seveni, i cili është njëherësh edhe producent i projektit.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Darko, ndërsa videoklipin e ka xhiruar Mojo Productions.
Mysafire në videon muzikore është modelja atraktive, Vildane Zeneli.
Ky bashkëpunim shënon një tjetër rrugëtim të Tunës në rikthimin e saj në skenë, pas pauzës nga skena për shkak të angazhimeve familjare.
Ajo fillimisht u rikthye me “Chonga” një këngë që u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares nga Maqedonia. /Telegrafi/