Telegrafi

Seven komunikon me shtatë femra njëkohësisht, ndërsa nuk e thotë emrin e femrës së skenës me të cilën ka qenë në lidhje

Seven Saraqi (Foto: YouTube/Top Channel Albania)

Seven Saraqi ka qenë njëri prej të ftuarve në emisionin e radhës të Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”.

Ai ka qenë pjesë e lojërave të ndryshme të këtij formati, ashtu që është dashur të ndajë disa gjëra me publikun kur i janë parashtruar pyetjet.

Në lojën “Zig Zag” dhe lojëra tjera, ku ishte vënë përballë Shpat Kasapit, këngëtari është dashur të përgjigjet edhe në pyetje që kishin të bëjnë me jetën e tij personale.

Lexo po ashtu Lajmet për SEVEN

Njëra prej pyetjeve ka pasur të bëjë me numrin e femrave me të cilat Seveni është duke kontaktuar aktualisht.

Dhe ashtu si është edhe emri i tij, këngëtari ka thënë se është duke folur me shtatë femra njëkohësisht.

Në ndërkohë në lojën “Ndaje ose pije” kur është pyetur për një lidhje të spekuluar me një femër të skenës shqiptare, ai ka zgjedhur të mos e tregojë emrin.

Në vend të kësaj, ashtu siç e do loja, është dashur të pijë gotën. /Telegrafi/