Telegrafi

Sevdai Radogoshi – Qumili për Fifin: Vazhdo lojën, mos u dorëzo

Foto: Instagram

Sevdai Radogoshi, humoristi shqiptar i njohur për një sërë rolesh, ka reaguar së fundmi në lidhje me rastin e këngëtares Filloreta Raçi-Fifi.

Artisti i njohur ka bërë një postim në rrjete sociale nëpërmjet të cilit shpreh mbështetjen për artisten, e cila momentalisht ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Pas ngjarjes së mbrëmshme, ku Fifi humbi ndjenjat, ai i ka sugjeruar që ta vazhdojë lojën e të mos dorëzohet.

“Fifi më e forta je. Vazhdo lojën, mos u dorëzo forca”, kanë qenë fjalët e Radogoshit.

Lexo po ashtu Flet miku i ngushtë i Fifit: Prindërit e saj nuk po kalojnë një gjendje të mirë, ne që e njohim e dimë që nuk po aktron dhe nuk po luan

Ngjarja u shkaktua pas një debati të Fifit me opinionisten Balina Bodinaku, nga e cila u akuzua se i ka humbur vëmendja dhe se për këtë po ndërhyn tek të tjerë.

Kjo shkaktoi revoltë tek artistja nga Ferizaj, gjë që kërkoi menjëherë të largohej nga Big Brother.

Krahas aktorit, Filloreta mbështetje mori edhe nga shumë kolegë, miq e të afërm. /Telegrafi/