Telegrafi

Sevdai Radogoshi – Qumili në përkrahje të Labit për mos anulimin e dasmave

Këngëtari Labinot Tahiri ditë më parë bëri bujë të madhe me deklaratat e tij rreth anulimit të dasmave, ndonëse reagimet nuk munguan as nga artistët e tjerë.

Telegrafi po ashtu realizoi një artikull me disa prej këngëtarëve shqiptarë, të cilët shprehën shqetësimet dhe vlerësimin e tyre rreth vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, në mesin e atyre që e përkrahën këngëtarin nga Ferizaj ishte edhe humoristi i njohur nga Gjakova, Sevdai Radogoshi.

Sevdai Radogoshi (Foto: Instagram)

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në rrjetin social, Instagram ku tregoi mbështetjen e plotë për Labin.

Lexo po ashtu Afrim Muçiqi i bashkangjitet thirrjes së Labit: Nëse në Parlament mblidhen 200 persona, pse të ketë rrezik në një dasmë

“Në mbështetje të Labit 100% shokë, koleg në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonës 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Në bazë të deklaratave të artistëve të tjerë të estradës shqiptare, ndalimi i dasmave nga Ministria nuk i  dëmton vetëm këngëtarët por një hallkë, ku janë të përfshirë edhe profesionet e tjera.

Sidoqoftë, në ditët në vijim presim të shohim një vendim përfundimtar marrë parasysh situatën e kohëve të fundit. /Telegrafi/