Telegrafi

Setien thotë se nuk e ka pranuar asnjë kompensim nga Barcelona që kur është shkarkuar

Quique Setien (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona duke se nuk po arrin të zgjidh asnjë problem të tyre, pas një rrëmujë që është shkaktuar nga coronavirusi në financat e klubit.

Quique Setien është personi i radhës që ankohet se klubi katalunas nuk i ka paguar atij asnjë kompensim, që kur është shkarkuar.

“Barcelona nuk më ka kompensuar apo ofruar ndonjë gjë”, ka thënë trajneri në një intervistë për Cadena Cope.

“Është e qartë se klubi po kalon nëpër momente të vështira financiare dhe është diçka që ndikon menjëherë në punën tuaj”.

“Ata madje as që më kanë telefonuar që të më thonë se jam shkarkuar. Ju mendoni se mund t’i zgjidhni gjërat, mirëpo aty i keni duart e lidhura”, ka shtuar më tej Setien.

Stetien u shkarkua nga Barcelona për shkak se humbi titullin e La Ligës nga Real Madridi, derisa u turpëruan në Ligën e Kampionëve, duke humbur 8-2 nga Bayern Munichu. /Telegrafi/