Quique Setien është i sigurt në punën e tij edhe përkundër zërave për një rikthim të Xavi Hernandezit në Camp Nou, por kësaj radhe si trajner.
Trajneri i Al Sadd, Xavi, është përfolur shumë si pasues potencial i Setien në Camp Nou.
Por, Setien është i bindur në punën e tij dhe se dëshiron të mbetet në klubin katalunas.
“Kam nënshkruar një marrëveshje fikse një vit e gjysmë dhe një tjetër vit të kushtëzuar”, ka thënë fillimisht Setien.
“Shpresoj ta respektoj deri në fund dhe madje të rinovoj”.
“Unë u them lojtarëve që jam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur”.
“Dhe nëse do të mund të fitonim Ligën e Kampionëve dhe La Ligën … Kam ëndërruar për të ecur nëpër Liencres me kupën midis lopëve”, përfundoi trajneri. /Telegrafi/