Telegrafi

Setien: Nuk mendoj asnjë minutë për shkarkimin nga Barcelona

Quique Setien (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se nuk ka frikë se mund ta humb punën e tij si trajneri i gjigantit katalunas.

Setien është nën presion kohëve të fundit, pasi Barça ka humbur pozitën e parë dhe tashmë gjendet katër pikë pas rivalëve të urryer të Real Madridit.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj, Setien nuk frikësohet nga një shkarkim i mundshëm nga Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona do ta shkarkojë Setienin nëse nuk arrihen dy objektivat, zbulohet edhe trajneri i ri që do ta marrë drejtimin e katalunasve

“Unë nuk kaloj asnjë minutë duke menduar për këtë”, ka thënë fillimisht Setien në një konferencë për shtyp.

“Përqendrohem në atë që duhet të përqendrohem, që në këtë rast është loja e së dielës ndaj Villarrealit.

Lexo po ashtu Xavi thuhet se ka pranuar të bëhet trajner i Barcelonës

“Ky është rrethi në të cilin jemi përfshirë dhe ne e pranojmë atë, por nuk harxhoj kohë duke dëgjuar ose lexuar spekulime”.

“E di se po bëhet zhurmë, por duhet të përqendrohem në punën time. Nuk është hera e parë që shqetësohet një trajner kur nuk ka rezultate”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/