Telegrafi

Setien nuk është i sigurt nëse do ta drejtojë Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Quique Setien (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se është i pasigurt nëse ai do të jetë përgjegjës i ekipit pas rikthimin të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë verë.

Barcelona pa përfundimin e shpresave të pakta të tyre për titullin në La Liga, pas një paraqitje të dobët në humbjen e tyre 2-1 në shtëpi ndaj Osasunas, pasi Real Madridi mundi Villarreali në kryeqytet dhe fitoi titullin e këtij sezoni.

Setien është kritikuar shumë pas ardhjes së tij në janar si zëvendësimi i Ernesto Valverdes, me një eliminim nga Copa del Rey dhe një epërsi në krye të tabelës së ligës së humbur kundër ekipit të Zinedine Zidane.

Lexo po ashtu Kandidati për President të Barcelonës, Font dëshiron të zëvendësojë Setienin me Xavin nëse fiton zgjedhjet

Ish-trajneri i Real Betisit mund të jetë në linjë për një largim para fillimit të sezonit 2020-21, por ai pranoi se largimi i tij mund të ndodhte përpara takimit të tyre kthyes të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit në muajin gusht.

“Unë jam përgjegjës për situatën tonë, pasi jam menaxher i ekipit”, ka thënë fillimisht Setien pas ndeshjes.

Setien nuk ka arritur të shtrijë ndikimin e tij te Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj se do të përballemi me Ligën e Kampionëve këtë verë si një ekip tjetër, por nuk jam i sigurt për atë që ndodh më pas për mua”.

“Jam dakord me komentet e Lionel Messit pas ndeshjes në lidhje me vetë-kritikën, dhe ne duhet të shohim veten në javët e ardhshme”, përfundoi trajneri.

Lexo po ashtu Messi: E humbëm titullin nga mangësitë tona, ne jemi Barca duhet të fitojmë gjithçka

Barcelona përballet me skuadrën e Gennaro Gattuso në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kthyese të 1/8-tës më 8 gusht, pas barazimit të tyre 1-1 në ndeshjen e parë në shkurt.

Setien konfirmoi se do të bëjë ndryshime për ndeshjen e fundit të sezonit në ligë kundër Alavesit këtë fundjavë, me lojtarët kryesor që do të marrin pushim shtesë përpara përplasjes me skuadrën italiane muajin tjetër. /Telegrafi/