Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se është i pasigurt nëse ai do të jetë përgjegjës i ekipit pas rikthimin të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë verë.
Barcelona pa përfundimin e shpresave të pakta të tyre për titullin në La Liga, pas një paraqitje të dobët në humbjen e tyre 2-1 në shtëpi ndaj Osasunas, pasi Real Madridi mundi Villarreali në kryeqytet dhe fitoi titullin e këtij sezoni.
Setien është kritikuar shumë pas ardhjes së tij në janar si zëvendësimi i Ernesto Valverdes, me një eliminim nga Copa del Rey dhe një epërsi në krye të tabelës së ligës së humbur kundër ekipit të Zinedine Zidane.
Ish-trajneri i Real Betisit mund të jetë në linjë për një largim para fillimit të sezonit 2020-21, por ai pranoi se largimi i tij mund të ndodhte përpara takimit të tyre kthyes të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit në muajin gusht.
“Unë jam përgjegjës për situatën tonë, pasi jam menaxher i ekipit”, ka thënë fillimisht Setien pas ndeshjes.
“Shpresoj se do të përballemi me Ligën e Kampionëve këtë verë si një ekip tjetër, por nuk jam i sigurt për atë që ndodh më pas për mua”.
“Jam dakord me komentet e Lionel Messit pas ndeshjes në lidhje me vetë-kritikën, dhe ne duhet të shohim veten në javët e ardhshme”, përfundoi trajneri.
Barcelona përballet me skuadrën e Gennaro Gattuso në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kthyese të 1/8-tës më 8 gusht, pas barazimit të tyre 1-1 në ndeshjen e parë në shkurt.
Setien konfirmoi se do të bëjë ndryshime për ndeshjen e fundit të sezonit në ligë kundër Alavesit këtë fundjavë, me lojtarët kryesor që do të marrin pushim shtesë përpara përplasjes me skuadrën italiane muajin tjetër. /Telegrafi/