Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur për situatën e tij në klub në këto momente kur bota futbollit është ndalur për shkak të coronavirusit.
Ai është i lumtur në “Camp Nou” dhe pret që ta rinovojë kontratën, natyrisht duke fituar trofe fillimisht.
“Ua them lojtarëve, e kam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur. Nëse mund të ishte e mundur, dua ta fitojmë kampionatin dhe Ligën e Kamapionëve. Unë kam ëndërruar duke ecur me kupën në duar…”.
“Kam nënshkruar për një vit e gjysmë me mundësinë e rinovimit edhe një vit një tjetër. Shpresoj ta përmbush deri në fund kontratën dhe të rinovoj”, ka thënë ai.
Ai thotë se dëshiron të shpallet kampion duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet.
“Do të dëshiroja të shpallesha kampion duke luajtur, është e qartë. Por në realitet situata është ashtu siç është. Nuk e di nëse do t’ia vlente të jepej titulli sipas renditjes aktuale. Nuk do të ndihem kampion, ndonëse kemi dy pikë më shumë se Reali”.
“Është situatë shumë e vështirë për të gjithë. Dua që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne të mund të dalim dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin. Më të moshuarit po vuajnë shumë në këtë situate. Nëse do të luajmë, shkëlqyeshëm. Le të shohim nëse mund ta ruajmë atë avantazh”, ka thënë Setien. /Telegrafi/