Telegrafi

Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por klauzola e tij është më ndryshe

Barcelona e shkarkoi mbrëmë Ernesto Valverden shkaku i ecurisë së dobët të skuadrës në këtë sezon.

Skuadra katalunase nuk dëshironte të vazhdonte më me spanjollin dhe e zëvendësoi atë menjëherë.

Quique Setien e zëvendësoi Valverden, duke nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022.

Quique Setien, kur drejtonte Real Betisin (Foto: Dan Mullan/Getty Images)

Por, ESPN raporton se në klauzolën e trajnerit është një marrëveshje se në rast që nuk tregon formë të mirë, mund të largohet qysh në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ernesto Valverde largohet, Quique Setién trajner i ri i Barcelonës

Blaugranasit dëshirojnë një trajner që mund t’u sjell suksese në Evropë, e që atë nuk po e arrijnë së paku që nga largimi i Luis Enriques.

Kështu, kampioni në fuqi i La Liga-s thuhet se ka lënë hapësirë që Xavi Hernandez që është në krye të skuadrës së Al-Sadd, të marrë drejtimin e tyre. /Telegrafi/