Quique Setien e ka pranuar që lojtarët e tij te Barcelona do ta kenë të vështirë t’i harrojnë humbjet e mëparshme në Ligën e Kampionëve.
Klubi katalanas është larguar në dy vitet e fundit nga Roma dhe Liverpooli në këtë pas avantazheve të mëdha në ndeshjen e parë.
“Realiteti është që kemi folur shumë pak për [Romën dhe Liverpoolin], megjithëse jam i sigurt se ata e kanë në mendjet e tyre”.
Ndeshja ndaj Napolit do të jetë ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve për trajnerin Setien.
“Nuk ka dyshim se është ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe është një motivim”.
“Është emocionuese për mua të filloj këtë udhëtim në një stadium si ky, i cili është plot pasion dhe histori”.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje pasionante. Nuk ka vend më të mirë për të filluar”, ka thënë ai. /Telegrafi/