Telegrafi

Setien: Napoli luajti me 10 lojtarë rreth zonës së tyre, morëm rezultat të mirë

Quique Setien - Gennaro Gattuso (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Quique Setien ka thënë se këmbëngulja e Barcelonës është ajo që i bëri ata të shënojnë golin e tyre të madh në Napoli të martën në mbrëmje.

Katalanasit u ndëshkuan pas një golit të shkëlqyeshëm të Dries Mertens, por ata luftuan përsëri për të shënuar përmes Antoine Griezmann në pjesën e dytë për të marrë një barazim 1-1.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Setien, i cili ka pasur kritika për lojën e vendasve.

Lexo po ashtu Gattuso: Barca mund të luante gjithë natën dhe të mos shënonte, por pranuam gol nga një gabim i vetëm

“Ata u mbrojtën me 10 lojtarë shumë afër zonës së tyre”, ka thënë fillimisht Setien më konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Është e vërtetë që ne nuk krijuam, por e dinim se ishte çështje durimi”.

“Insistimi ynë na lejoi të gjenim disa hapësira”.

Lexo po ashtu Busquets: Napoli nuk na la hapësira

Megjithë një ecurie relativisht të dobët nga liderët e La Ligas, Setien ishte i kënaqur me rezultatin.

“Është një rezultat i mirë. Sidomos duke marrë parasysh që kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/