Quique Setien ka thënë se këmbëngulja e Barcelonës është ajo që i bëri ata të shënojnë golin e tyre të madh në Napoli të martën në mbrëmje.
Katalanasit u ndëshkuan pas një golit të shkëlqyeshëm të Dries Mertens, por ata luftuan përsëri për të shënuar përmes Antoine Griezmann në pjesën e dytë për të marrë një barazim 1-1.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Setien, i cili ka pasur kritika për lojën e vendasve.
“Ata u mbrojtën me 10 lojtarë shumë afër zonës së tyre”, ka thënë fillimisht Setien më konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Është e vërtetë që ne nuk krijuam, por e dinim se ishte çështje durimi”.
“Insistimi ynë na lejoi të gjenim disa hapësira”.
Megjithë një ecurie relativisht të dobët nga liderët e La Ligas, Setien ishte i kënaqur me rezultatin.
“Është një rezultat i mirë. Sidomos duke marrë parasysh që kemi ndeshjen e kthimit në shtëpi”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/