Telegrafi

Serwer: Serbët dhe Vetëvendosje ia shkaktojnë problemet më të mëdha Kosovës!

Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se Kosova është imune ndaj Moskës, e cila po tenton të shkaktojë trazira në Ballkan por, sipas tij, Kosova ka probleme të brendshme. Ai thotë se problemet e Kosovës janë integriteti territorial dhe sovraniteti.

Në një intervistë për RTK-në ai ka thënë se serbët dhe Vetëvendosje po i shkaktojnë këto probleme në Kosovë.

“Kosova ka probleme të vazhdueshme të integritetit territorial dhe sovranitet të saj. Që të dyja këto kërcënohen – nga njëra anën prej serbëve që nuk e pranojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, e nga ana tjerët nga vet shqiptarët, nga Vetëvendosje që nuk e pranojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”, tha ai. “Autoritetet në Kosovë me të drejtë do të donin të përfundonin këtë çështjen me Malin e Zi dhe Asociacionin dhe që të ecin drejtë çështjeve më të rëndësishme, siç janë krijimi i vendeve të punës dhe ekonomia. Jam në anën e politikanëve që duan të t’i kryejnë këto çështjet e mëdha politike dhe të kalojnë që detaje, në çështje ekonomike dhe Kosova të ecë para që në thelb”, thotë Serwer.