Telegrafi

Sermaxhaj: U dënuam nga një gabim i joni

Prishtina pësoi humbjen e dytë radhazi në stinorin pranveror duke u mposhtur nga Drita 1:0. Trajneri i prishtinasve Sami Sermaxhaj, tha se rastet që nuk i konkretizoi ekipi i tij, në fund i kushtuan me gol.

“Ishte ndeshje e tensionuar sa i përket rezultatit, sidomos ne nën presion të rezultatit, sepse kemi nevojë shumë për pika”.

“Kurse, sa i përket vetë ndeshjes, ishim më dominues se Drita në shumicën e kohës, por ky është ligji i futbollit, ne patëm shumë raste që nuk i realizuam dhe në fund u dënuam nga një gabim i joni”.

“Duhet ulur dhe vendosur se çka është në të mirën e Prishtinës për të bërë një zgjedhje që është a pranueshme prej të gjithëve”, u shpreh Sermaxhaj për faqen zyrtare të klubit prishtinafc.com. /Telegrafi/