Telegrafi

Sermaxhaj përgëzon lojtarët e Malishevës për fitoren ndaj Prishtinës

Malisheva ka fituar 2-1 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i malishevasve, Sami Sermaxhaj ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur me lojën që kanë treguar lojtarët e tij.

“Ishte një lojë e mirë, ku pjesa e parë ishte e nivelizuar, pasi si ne ashtu edhe Prishtina kishim raste për gola”, ka deklaruar trajneri i Malishevës për ArtSport.

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë, ishte një ekip me karakter të fortë. Angazhimi i lojtarëve të Malishevës ishte më i madh se kundërshtari dhe rezultoi më gol që na dha pikët e rëndësishme”.

“Kjo tregoi se rezultati i lojës së kaluar ishte vetëm aksidental për ne, pasi këta lojtar kanë karakter dhe disiplinë të madhe”, ka potencuar ndër të tjerash Sermaxhaj. /Telegrafi/