Telegrafi

Sermaxhaj përgëzon futbollistët e tij për fitoren e thellë ndaj Trepçës ’89

Malisheva ka marrë një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, teksa e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0, derisa në të dytën vendasit shpërthyen duke realizuar plot katër herë në portën e mysafirëve.

Ronald Sobowale, Rexhaj (ag), Alban Shillova dhe Behar Maliqi ishin autorët e golave të Malishevës.

Trajneri i malishevasve, Samir Sermaxhaj ka mbetur shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në këtë sfidë.

“Kemi pritur se do të jetë ndeshje e vështirë. Përgëzoj djemtë për disiplinën e madhe taktike, për presingun që ishte mirë i organizuar nga lojtarët”.

“Epilogu final është si rezultat i dy golave të parë. Trepça ’89 bëri ndryshime të disa lojtarëve, ndërsa lejoi hapësira. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën taktike”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme pasi fituam në shtëpi. Tani kemi sfidë të vështirë dhe këto tri pikë harrohen për ndeshjen e radhës”, deklaroi Sermaxhaj. /Telegrafi/