Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka treguar se ishte e vështirë të përballeshin me një skuadër të shpejt si Ballkani, teksa nuk ka hezituar t’i përgëzoj lojtarët për paraqitjen.
Malisheva u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim te Ballkani në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.
Pas humbjes ka folur trajneri Sermaxhaj, i cili foli për mungesat dhe lojën e shpejt të Ballkanit, që ia pamundësuan rezultatin përfundimtar.
“Ishte e vështirë të përballesh me lojën e shpejt të Ballkanit. Ishin detajet e vogla që na dënuan”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj pas ndeshjes.
“Ne erdhëm në shprehje kur Ballkani largoi disa lojtar titullarë. Shënuam një gol, por nuk mjaftoi për të barazuar rezultatin”.
“Kundër Ballkanit nuk ishte e mjaftueshme të marrim pikë edhe pse lojtarët dhanë maksimumin dhe i përgëzoj për angazhimin”.
“Kemi pasur dy mungesa, Olivier i suspenduar dhe Shillova me kartonë. Kishim lojtar të tjerë, që mendoj se u prezantuam mirë. Por, nuk ishte e mjaftueshme të dalim pa pësuar humbje”, përfundoi trajneri i Malishevës. /Telegrafi/