Telegrafi

Sermaxhaj pas fitores së Drenicës: Skuadra duhet të jetë më e koncentruar

Trajneri Samir Sermaxhaj, ka folur pas fitores së skuadrës së tij Drenicës në duel me Llapin.

Drenicasit fituan 4-2 dhe tashmë merr frymë pak më lirshëm në klasifikim.

Por, pavarësisht kësaj fitore, trajneri Sermaxhaj u shfaq tepër kritik për futbollistët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Luajtëm më dobët se ndeshjet tjera. Ndoshta për shkak se ishim të lodhur, për shkak të orarit të ngjeshur dhe skuadra nuk u paraqit mirë, mirëpo nuk guxojmë ta neglizhojmë kundërshtarin aspak, ashtu siç bëmë sot”.

“Jemi në rrugë të mbarë për ta siguruar mbijetesën, por kemi edhe tri finale deri në fund dhe asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë Sermaxhaj.

Drenica me këtë fitore ka 41 pikë të tubuara./Telegrafi/