Telegrafi

Sermaxhaj: Kartoni i kuq ishte vendimtar në humbje

Ka marrë fund seria e Malishevës prej tre ndeshjeve pa humbje ku grumbulluan shtatë pikë.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Sami Sermaxhaj është mposhtur në Klinë nga Dukagjini me rezultat të thellë 4-0.

E i pari i shtatbit teknik të malishevasve, Sami Sermaxhaj ka thënë se kartoni i kuq ndikoi në lojën e tyre.

“U munduam të riorganizohemi pas kartonit të kuq, por goli në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vrasës për ne”.

“Pastaj në pjesën e dytë megjithëse kishim idenë të barazojmë rezultatin futëm forca sulmues dhe nuk rezultuan pozitivisht. 2:0 me një lojtar më pak në fushë ishte fundi i ndeshjes dhe nuk na la më hapësirë të bëjmë ndryshime”.

“Fitore me plotë meritë, por ishte e arritur për shkak të kartonit të kuq. Humbëm ndeshjen thellë, por që nga nesër do të mobilizohemi për ndeshjet e radhës”, ka thënë Sermaxhaj pas ndeshjes. /Telegrafi/