Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Besa.
Skuadra e Sami Sermaxhajt triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2 ndaj pejanëve në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë.
Megjithatë, tekniku i Drenicës paralajmëron futbollistët e tij se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe kanë shumë ndeshje finale për t’i zhvilluar deri në fund të edicionit.
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa ka futbollistë të rinj, të cilët angazhohen shumë”.
“Arritëm të riktheheshim nga disavantazhi që të marrim një fitore të rëndësishme, por asesi të rehatshme, pasi që kemi ende shumë punë deri në fund. Na presin shtatë ndeshje të rëndësishme dhe synojmë që të marrim maksimumin e tyre për të arritur objektivin që kemi për të realizuar”, deklaroi Sermaxhaj pas ndeshjes.
Falë kësaj fitore, “Shqiponjat e Zeza” tashmë kanë 33 pikë, aq sa ka edhe Llapi që në vikend zhvillon ndeshjen e xhiros ndaj Gjilanit.
/Telegrafi/