Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë – Krujë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël eksplozive në trotuar, në lagjen “Punëtori”.
Për pasojë janë dëmtuar xhamat e 3 automjeteve që ndodheshin të parkuara në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Teksa shpërthimet në tritol në Fushë – Krujë janë kthyer tashmë në diçka të zakonshme, ky është shpërthimi i dytë brenda 24 orëve që trondit vendin. Një natë më parë, një sasi prej 50 gramë eksploziv u vendos në automjetin e Nëndrejtorit të ALUIZNI-t, Gerti Aleksi në Durrës. /tvklan/