Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka përfunduar me sukses turneun e saj “Best F*n Nigh Of My Life” në Amerikën e Veriut.
Ajo do të ketë pushim deri më 28 korrik, ku më pas do të vazhdojë turneun në disa shtete të Evropës.
Thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare raportuan për rastin famëkeq të disa jave më parë, kur ajo u godit në skenë me një telefon nga një burrë në audiencën e koncertit të saj në New York.
Bebe Rexha gets hit by phone in the face on stage pic.twitter.com/AJ1Xj7NtfR
— Daily Loud (@DailyLoud) June 19, 2023
Pak javë pasi ngjarja bëri bujë gjithandej në mediat e huaja, një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e 33-vjeçares.
Tani ajo është detyruar që në një moment të ndërpresë një nga koncertet e saj të fundit, kur një fanse në turmën përpara skenës, filloi të mos ndjehej mirë.
Fansja mesa duket po kalonte në një atak paniku, gjersa interpretuesja e hitit “I’m A Mess” i ka lutur të gjithë që të mbajnë qetësi, ndërsa ka thënë se nuk do ta vazhdojë interpretimin e saj, deri sa situata e fanses të përmirësohet.
Rexha më pas e ka pyetur fansen nëse dëshiron të dalë jashtë të marr pak ajër, gjersa ka kërkuar nga stafi i saj që t’i sjellin ujë, në mënyrë që fansja ta marrë veten.
Përndryshe, turneu “Best F*n Night Of My Life” i Bebe Rexhës vjen në kuadër të publikimit të albumit të saj më të fundit, “Bebe” i cili doli në shitje më 28 prill të këtij viti. /Telegrafi/
Bebe Rexha stops her show to check up on a fan who passed out. pic.twitter.com/BaqTTujWUF
— Buzzing Pop (@BuzzingPop) June 30, 2023