Telegrafi

Sërish të shtëna masive në SHBA, qëllohen me armë 13 persona në Philadelphia – dy prej tyre humbin jetën

Të paktën 13 persona janë qëlluar me armë, dhe dy prej tyre janë vrarë gjatë të shtënave masive në Philadelphia gjatë të shtunës mbrëma, ka njoftuar policia amerikane.

Të shtënat filluan në jug të vendit, pak çaste para mesnate. Policët i ishin përgjigjur telefonave për të shtëna armësh. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, panë një burrë duke shtënë mbi civilët, transmeton Telegrafi.

Ata menjëherë hapën zjarr mbi një të dyshuarin, për të cilin akoma nuk dihet nëse është qëlluar. Ndërkaq shtatë prej viktimave të sulmit janë dërguar në spitalin Thomas Jefferson. Pesë tjerë në spitalin e Pennsylvania – përfshirë edhe të dyshuarin.

Tre prej viktimave tjerë u shtrinë në spitalin Penn Presbyterian. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur menjëherë. Në anën tjetër është bërë e ditur se asnjë nga zyrtarë policorë nuk është plagosur nga ky sulm. /Telegrafi/