Këngëtarja e famshme, Rita Ora nesër në mëngjes do të aterojë në Aeroportin e Prishtinës. Por jo për qëllime pune. Ky është spekulimi i radhës, pas atij se ajo do të shkojë në Elbasan Arena për ta përcjellur ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Burime të afërta me familjen e këngëtares, merre vesh se Rita Ora nesër në ora 5 të mëngjesit ateron në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.
“Rita vjen për një vizitë private, tek tezja e saj në Prishtinë”, ka thënë burimi i Express.
Rira Ora ka lindur në Prishtinë dhe shumica e familjes së saj jeton në kryeqytetin e Kosovës. Veçanërisht ajo duket se mban lidhje të ngushta me familjen e tezës, gjinekologës së njohur, zonjës Jasmina Tolaj. /Telegrafi/