Site icon Telegrafi

Sërish rritet numri i të vdekurve nga coronavirusi, 105 viktima tjera – numri total shkon në 1.770

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Kinë është rritur sërish pas rënies dyditore, ku vetëm gjatë 24 orëve janë regjistruar 105, ndërkaq numri total ka arritur në 1.770.

Pas pothuajse tre ditëve të rënies së numrit të viktimave, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.048 raste të reja me virusin COVID-19, por të njëjtën kohë 10.844 tjerë janë shëruar nga virusi dhe janë liruar nga spitalet për të vazhduar jetën normalisht nëpër shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Frika nga përhapja e coronavirusit, Kina ashpërson masat e lëvizjes së civilëve në Hubei - një grua filmohet duke pështyrë butonat e ashensorit

Siç raporton Reuters, afro 90 për qind e rasteve të reja janë shënuar në qytetin Wuhan, epiqendra e epidemisë. Ndërkaq jashtë Kinës janë regjistruar më shumë se 500 raste të infektuarve me coronavirusi, kurse pesë tjerë kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë që autoritetet kineze kanë ashpërsuar masat e lëvizjes së qytetarëve, me qëllim që të parandalohet zgjerimi i virusit që tashmë ka prekur qytetet e më shumë se 28 vendeve të botës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version