Telegrafi

Sërish protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Tetovë dhe Gostivar

Për të gjashtën herë radhazi, të premten në Tetovë dhe Gostivar sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Në Tetovë, të premten në ora 18:00 do të bllokohen tre rrethrrotullimet kryesore në qytet (korner, monopoli dhe stadiumi), njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Gostivar marshi protestues do të fillojë nga objekti i EVN-së dhe do të përfundojë para objektit të ELEM-së, ku do të përmenden 4 kërkesat që tashmë shpalosen gjashtë herë radhazi.

Protesta të ngjashme pritet të ketë në Shkup dhe më Kërçovë, ndërsa kërkesat mbeten të njëjta: 1) KRRE të shfuqizojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, 2) Qeveria të ndaloj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe të jap fund sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit, 3) Kuvendi të zhbëj KRRE-në si organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike.

Ndryshe gjatë ditës së sotme OBRM-PDUKM marshoi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike./Telegrafi/