Telegrafi

Sërish probleme për Noizyn me policinë

Problemet me policinë për reperin e njohur Noizy duket se nuk kanë të ndalur. 

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se reperi ka qenë në një klub nate në Durrës dhe pasi ka dalë është ndaluar nga policia.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Noizyt me Cozman (Foto/Video)

Sipas raportimeve në Shqipëri, Noizy nuk i është bindur forcave të policisë kur është ndaluar dhe akuzohet për ‘kundërshtim të policisë’.

Kjo nuk është hera e parë që reperi ndalohet nga policia dhe i kundërshton, pasi edhe më parë ai është ndaluar dhe jo vetëm që nuk ka pranuar të japë dokumentet kur i janë kërkuar, por i ka filmuar dhe është tallë me ta.

Kohë më parë ai u involvua në një përleshje me Cozman në Prishtinë, ku reperi nga Shqipëria mbeti i plagosur bashkë me Varrosin, si rrjedhojëi e konfliktit shumëvjeçar dhe ngacmimeve në media.