Ndërtesa Gherkin në Londër është evakuuar, pasi shërbimet e emergjencës janë thirrur për të hetuar rreth “një ere tymi që po vinte nga kati përdhes i saj”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Brigada e Zjarrfikësve të Londrës kanë konfirmuar se ndërtesa është evakuuar, por ende janë duke hetuar për shkaktarin e tymit.
Një zëdhënës ka thënë: Ne jemi thirrur rreth orës 8.36 të mëngjesit.
Qyteti i Londrës, që nga sulmi i ditës së djeshme afër ndërtesës së Parlamentit ende gjendet në situatë alarmi, pasi autoritetet kanë thënë se rreziku për sulme ende është prezent. /Telegrafi/