Site icon Telegrafi

Sërish paditet Tesla, akuzat e reja pretendojnë se ka abuzim racor ndaj punëtorëve me ngjyrë

Pesëmbëdhjetë ish-punëtorë apo edhe punëtorë aktual me ngjyrë të Tesla, kanë ngritur një padi ndaj prodhuesit të veturave elektrike gjatë së enjtes së kaluar, duke pretenduar se ata ishin subjekt i abuzimeve racore dhe ngacmimit në fabrikat e kompanisë.

Sipas një padije të ngritur në një gjykatë të Kalifornisë, punëtorët thanë se në baza ditore ata ishin subjekt i komenteve fyese racore dhe sjelljes së pahijshme nga kolegët e tyre, menaxherët, dhe punëtorët e resurseve humane.

Disa nga paditësit thanë se ishin caktuar si punëtorë në pozitat ku kërkohej punë fizike dhe se radha e tyre për ngritje në detyrë kalohej nga drejtuesit e fabrikave, përcjell Telegrafi.

Thuhet se Montieco Justice, një bashkëpunëtor i prodhimit të njërit nga paditësit tek fabrika e Teslas në Fermont, u ul menjëherë në pozitë pas rikthimit në punë, pasi që ai kishte marrë një leje të autorizuar për mungesë në punë pasi ishte prekur me COVID-19.

Tesla nuk u përgjigj në kërkesën e Reuters për komente në lidhje me këtë.

Prodhuesi i veturave po përballet me të paktën 10 padi ku pretendohet që ka përhapje të diskriminimit racor dhe ngacmimeve seksuale, duke përfshirë këtu edhe një padi nga një agjenci për të drejta civile nga Kalifornia.

Nga kompania kishin mohuar disa akuza të mëhershme, duke thënë se si kompani kanë politika të cilat parandalojnë dhe trajtojnë sjelljen e pahijshme brenda vendit të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version