Një burim i paemëruar në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, ka mohuar kategorikisht pretendimet se mbrëmë është sulmuar baza ajrore Shajrat në Siri.
Megjithatë, një burim në ushtrinë siriane ka konfirmuar se ka ndodhur sulmi, edhe pse deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për incidentin, transmeton Telegrafi.
“Aeroporti është duke punuar normalisht. Nuk ka pasur kurrfarë sulmi mbrëmë. Njësitet e divizionit të mbrojtjes kundërajrore që e mbulojnë aeroportin nuk kanë punuar mbrëmë”, ka deklaruar burimi i paemëruar.
Mediat arabe kanë raportuar se mbrojtja kundërajrore e ushtrisë siriane, ka rrëzuar dy raketa që kishin për cak aeroportin ushtarak Shairot në provincën Homms, 50 kilometra në veri të Damaskut.
Ndërkaq lidhur me pretendimet për sulmet në bazën Shajrat në regjionin Homms të Sirisë, zëdhënësi i Pentagoni,Eric Pahon ka deklaruar se: “nuk ka pasur aktivitete ushtarake të SHBA-ve në atë regjion në atë kohë”, ka raportuar Reuters. /Telegrafi/
Video shows Missile launched against unknown Target in Far East Damascus countryside pic.twitter.com/QwVkkhHCpR
— H.K (@Hobster_k) April 16, 2018