Real Madridi e ka konfirmuar kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Mbretit pas triumfit bindës (6-1) në ndeshjen kthyese kundër Cultural Leonesa.
Mbretërit e kishin siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër që në ndeshjen e parë, të cilën e fituan me rezultat 7-1, prandaj kjo sfidë i ka shërbyer trajnerit Zinedine Zidane si një stërvitje për të provuar disa opsione të reja.
Që në minutën e parë, Mariano Mejia e zhbllokoi rezultatin, për të vazhduar me golin e dytë të realizuar nga James Rodriguez (23’).
Mejia shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij (42’). Para se skuadrat të shkonin në pushim, Yeray Gonzalez realizoi golin e nderit për mysafirët (45’).
Në fillim të gjysmës së dytë, në ndeshje u inkuadrua djali i Zidane, Enzo, i cili arriti që të realizonte në debutimin e tij me ekipin e parë (63’).
Mariano Mejia e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 87-të. Ndërsa me autogolin e Cesar Morgados, përfundoi ndeshja. /Telegrafi/
https://youtu.be/UwnAWniwLKw
https://youtu.be/DdF-vDKfa0c
https://youtu.be/brBNbNVa6OM
https://youtu.be/GI1sAAhzqu0