Sedat Peker është njeriu i momentit në shtetin turk duke publikuar video të njëpasnjëshme dhe akuzuar qeverinë në krim dhe korrupsion.
Kreu i mafisë së Turqisë ka folur sërish, por kësaj radhe përmes rrjeteve sociale, ku pretendon tërthorazi se e ka ndihmuar Recep Tayyip Erdoganit.
Ai pohoi se ka mbajtur tubime elektorale në shumë qytete, veçanërisht në Rize, për partinë AKP, transmeton Telegrafi.
Takılmışsınız bir Rize mitingine.Hükümete sürekli neden Sedat Peker’e Rize’de miting yaptırdınız diyorsunuz.Ben sadece Rize’de miting yapmadım ki;Sakarya’da,Sivas’ta,Maraş’ta,Niğde’de,Kıbrıs’ta, İzmir’de,Nevşehir’de,Ankara’da ve İstanbul’un birçok ilçesinde yaptım (ak parti için)
— Sedat Peker (@sedat_peker) June 9, 2021
“Ju jeni mbërthyer pas një tubimi në Rize. Pse po i thoni vazhdimisht qeverisë se Sedat Pekerit ia keni mundësuar një tubim në Rize. Unë nuk mbaja vetëm një tubim në Rize, por edhe në Sakarya, Sivas, Maraş, Nigde, Qipro. Unë e bëra atë në Izmir, Nevshehir, Ankara dhe shumë rrethe të Stambollit (për AKP-në)”, ka shkruar Peker në llogarinë personale në Twitter.
Në videon e re, 49-vjeçari ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, fenë po e shfrytëzon për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit. Peker tregon sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer krime kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë gjersa fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame.
Theksojmë se akuzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, ndryshojnë nga korrupsioni dhe trafiku i drogës te përdhunimet dhe atentatet.
Ndryshe, mafiozi turk që aktualisht është në Dubai ka folur edhe për kohën që ka qëndruar në Kosovë dhe deportimin e tij për në Shqipëri nga ku ka shkuar në Maroku. /Telegrafi/