Telegrafi

Sërish më e paguara, mësoni sa përfitoi Lawrence për një vit dhe kush janë rivalet e saj (Foto)

Jennifer Lawrence është përsëri aktorja më e paguar në botë – bën të ditur Forbes.

Aktorja e “The Hunger Games” kryeson sërish listën e revistës së famshme, pasi për 12 muaj (qershor 2015 – qershor 2016) ka përfituar 46 milionë dollarë, kështu që është më e paguara për të dytin vit radhazi.

Megjithatë, përfitimet e saja këtë vit janë më të ulëta se në vitin 2015, pasi në vitin e kaluar përfitoi 52 milionë dollarë.

E dyta në renditje është Melissa McCarthy, me 33 milionë dollarë përfitime, 10 milionë nga të cilët i ka fituar vetëm me rolin në “Ghostbusters”.

Scarlett Johansson, e cila në vitin e kaluar ishte e dyta, këtë vit renditet e treta me 25 milionë dollarë përfitime gjatë 12 muajve.

E katërta në renditje është Jennifer Aniston (21 milionë dollarë), ndërsa top pesëshen e përmbyll kinezja Fan Bingbing (17 milionë dollarë).

Hyrje e re në listë është aktorja e Bollywoodit, Deepika Padukone, e cila është renditur e dhjeta me 10 milionë dollarë përfitime.

Charlize Theron, Amy Adams, Julia Roberts dhe Mila Kunis kompletojnë dhjetë vendet e para. /Telegrafi/