Juventusi ka shtuar epërsinë ndaj Nantes (2-0) në kuadër të ndeshjes së play-offit të Ligës së Evropës.
Zonja e Vjetër arriti ta zhbllokojë ndeshjen që në start të saj, kur Nicolo Fagioli pasoi te Angel Di Maria në krahun e djathtë të sulmit, ku argjentinasi me një goditje më të parën shënoi super gol për 1-0.
Në minutën e 17-të, sërish një solo aksion i Di Marias, i cili futet në zonë, duke vallëzuar me mbrojtjen e Nantes, përfiton nga një pakujdesi e portierit, gjuan me thembër, por një lojtar i vendasve e ndal topin me dorë.
https://twitter.com/samirsynthesis/status/1628819431068471297
Gjyqtari akordoi penallti dhe mbrojtësi Nicolas Palloisi u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali një gol të sigurt.
Nga pika e bardhë gjuajti Di Maria i cili ishte i saktë për 2-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1628818509735026693
Argjentinasi që fitoi titullin e kampionit të botës me Argjentinën, në fundin e vitit të shkuar, por shkëlqen me Juventusin që nga rikthimin, duke u kthyer në lojtarin kryesor.
Juventusi tani është në epërsi të përgjithshme prej 3-1 dhe kërkon kalimin në mesin e 16-të skuadrave në Ligën e Evropës. /Telegrafi/