Site icon Telegrafi

Sërish Daku ‘show’ – Ballkani mposht Feronikelin në ndeshjen që u kthye në dramë në minutat e fundit

Ballkani ka arritur të marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke e mundur Feronikelin në shtëpi me rezultat 3-2, ku ‘heroi’ i këtij takimi ishte sulmuesi Mirlind Daku.

Pas fitores ndaj Besës, skuadra e Ismet Munishit është treguar e fortë edhe për Feronikelin.

Ndeshja nisi shumë mirë për Ballkanin që arriti të shënojë që në minutën e pestë. Sulmuesi shtatlartë Mirlind Daku realizoi gol për epërsinë e vendasve (1-0).

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë pas një aksioni model. Ermal Krasniqi asistoi për Dakun që shënoi për 2-0 në minutën e 24-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por spekakëli vazhdoi edhe në pjesën e dytë.

Daku e kompletoi het-trikun pas një goditje nga afër zonës për 3-0 në minutën e 64-të.

Ballkani mendoi  që e fitoi ndeshjen pas këtij rezultati, gjë që për pak nuk i kushtoi.

Në mintuën e 73-të Nikli fitoi penallti, pasi Ramiz Bytyqi luajti me dorë në zonë. Por Albert Dabiqaj nuk arriti të shënojë, pasi Kenan Haxhihamza priti gjuajtjen e tij.

Por Niklin e ktheu në lojë sulmuesi brazilian Marclei që shënoi dy herë në minutat 85’ dhe 88’.

Drenicasit provuan në fund ta barazojnë rezultatin, por nuk ia arritën qëllimit.

Ballkani tani ka gjashtë pikë, ndërsa Nikli tre. /Telegrafi/

Exit mobile version