Site icon Telegrafi

Sërish Dafina, “copy-paste” këngëtaren britanike (Foto)

Lansimi i klipit të ri nga Dafina Zeqiri, “Shumë qef” ka bërë shumë bujë. Por, tash po dalin edhe gjetjet e reja nga ky videoklip që edhe një herë dëshmon se Dafina gjithnjë e ka të “bazuar” diku kreativitetin e saj.

Të jesh kreativ do të thotë të sjellësh risi. Kështu kanë menduar edhe fansat dhe adhuruesit e muzikës pas lansimit të videoklipit të Dafine Zeqirit.

Por, menjëherë pasi u lansua videoklipi fansat që përcjellin trendet e muzikës në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të Jennifer Lopez që ngjasojnë me lëvizjet e Dafina Zeqirit në klipin e ri “Shumë Qef”.


Lexo më shumë: Dafina kopjon Jennifer Lopez (Foto)


Por, tash si duket po dalin edhe të reja të tjera rreth asaj se ku është inspiruar Dafina.

Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi ku shihet këngëtarja shqiptare me një stil grimi interesant paska oriental në fytyrë, e që i ka rrënjët e thella në akupunkturën e lashtë.

Të gjithë menduan se ky mund të jetë një krijim i ri i këngëtares, por sipas fotografive që po qarkullojnë është e kundërta, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja britanike FKA Twigs muaj më parë lansoi një fotografi ku shihet me të njëjtin stil grimi, sikur që Dafina e realizoi në klipin e ri të lansuar të enjtën.

Nëse është kopje apo jo vlerësojeni vet, por nuk është hera e parë që artistet tona po inspirohen nga këngëtaret e huaja, disa më të njohura, e tash po inspirohen edhe prej atyre që janë më pak të njohura. /Telegrafi/

Exit mobile version