Site icon Telegrafi

Sërish bie vlera e Bitcoinit

Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi pasi investitorët filluan të tremben ndërsa tregjet në mbarë botën janë në rënie.

Deri sa kjo kriptovalutë konsiderohet si një parajsë e sigurt, realiteti tregon se çmimi i tij ka për tendencë të shkojë poshtë kur edhe asetet e tjera bien, përcjell Telegrafi.

Kriptovaluta më e madhe në botë humbi një përqindje të vlerës dhe aktualisht këmbehet me 43 mijë dollarë.

Lexo po ashtu Ndalimi i Bitcoin: Këto janë vendet ku kriptovalutat janë "të kufizuara" ose "të paligjshme"

Rënia e Bitcoinit lidhet me paqartësinë e tregjeve financiare për shkak të borxheve të Evergrande, një prej kompanive më të fuqishme në botë të pronave.

Performanca e keqe vjen gjithashtu në një kohë kur El Salvadori vendosi të adoptonte Bitcoinin si një monedhë zyrtare krahas dollarit amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version