(E plotësuar) – Pas marrjes së informatës për një mjet të dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetentë të Policisë së Kosovës, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
—————————————————-
Sërish ditën e sotme ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.
Kjo është hera e katërt që përmes një telefonate anonime është duke u bërë një lajmërim i tillë.
Një telefonatë të tillë Policia e Kosovës së fundmi kishte pranuar edhe me 7 janar të këtij viti rreth orës 12:00.
Pas pranimit të telefonatës, Policia kishte kryer kontrollet në hapësirat e Stacionit të Autobusëve dhe nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë. /Telegrafi/