Telegrafi

Sërish aksident trafiku në Dollc të Klinës, rrokulliset vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditë në Dollc të Klinës, vend ky i njohur për aksidente të shumta.

Raportohet se një veturë është rrokullisur.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/