Ceremonia e ndarjes së çmimeve Gran Gala del Calcio u zhvillua sonte (e hënë), me Maurizio Sarri që u zgjodh si trajneri më i mirë dhe çmimi lojtari më i mirë shkoi për Gianluigi Buffonin.
Federata e futbollit Italian ka mbajtur mbrëmjen gala për ndarjen e çmimeve për më të mirën e sezonit të kaluar.
Portieri i Cagliarit, Alessio Cragno u zgjodh lojtari më i mirë i ri i Serie B për sezonin e kaluar, falë performancave të tij për Beneventon.
Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri nuk ishte i pranishëm, por çmimi i tij për trajnerin më të mirë u pranua nga Edoardo De Laurentiis.
Me Napoli-Juventus që zhvillohet të premten, legjenda e Juventusit Alessandro Del Piero mori një çmim të veçantë për golin më të mirë në historinë e ndeshjeve mes vete.
Çmimi më i mirë i portierit shkoi te Gianluigi Buffon, me mbrojtje të përbërë nga Dani Alves, Kalidou Koulibaly, Leonardo Bonucci dhe Alex Sandro.
Radja Nainggolan i Romës, kapiteni i Napolit Marek Hamsik dhe Miralem Pjanic i Juventusit u zgodhën si mesfushorët më të mirë për vitin e kaluar.
Në një formacion 4-3-3, sulmi u formua nga Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Dries Mertens.
Portieri Buffon u emërua gjithashtu si lojtari më i mirë.
Formacioni më i mirë në Serie A: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Koulibaly, Alex Sandro; Nainggolan, Pjanic, Hamsik; Mertens, Higuain, Dybala. /Telegrafi/