Seriali i njohur “O Sa Mirë” po sjell nga java në javë episode të reja komike.
Aktorët e këtij seriali kanë fituar tashmë famë, dhe janë të pëlqyer dhe të ndjekur në masë të madhe nga publiku.
E kastit të serialit, së fundmi i është bashkuar edhe një aktor i ri.
Telegrafi mëson se aktori në fjalë quhet Muzbajdin Qamili, dhe në “O Sa Mirë” do të luajë rolin e tetovarit.
Ndryshe, rikthim në serial do të bëjë edhe aktorja e njohur Arjola Demiri, e njohur si “Xhbanja” që luan rolin e tropojanes.
Në kanalin YouTube është publikuar promoja e episodit 125, ku mund të shihen disa skena të shkurtra, pjesë e së cilave është edhe aktori i ri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_mACrnYVEnc&feature=youtu.be